Ноdhi foѕhnjën në lumë në Ѕhkodër, 32-vjeçarja: Nuk kisha mundëѕi ta mbaj, ndaj e hоdha

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Shkodër, ku 32 vjeçarja Orjana Gremi ka hedh ur në lumin Kir foshnjën e lindur vetëm një javë më parë.

Mësohet se në datën 4 janar ajo ka lënë spitalin, pasi ka kryer të gjitha procedurat edhe për përfitimin e bonusit. Ajo çka e bën më të rëndë është fakti se e reja nuk ka shfaqur pendesë gjatë dëshmisë së saj në Polici.

“Fëmijën e hodha në lumë, nuk kisha mundësi ta mbaja”, ka thënë Gremi në deklaratën e saj kimisariat, duke mos dhënë më tepër detaje për aktinn e rëndë. Orjana Gremi rezulton e lindur në Fier dhe ka jetuar në Shkodër tek dajat e saj.

“Hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, vihet në pranga për vrasje, 32-vjeçarja. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.