Moderatori i njohur Blendi Fevziu edhe pse jemi në mes të dimrit, shijon detin.
Edhe një herë Fevziu ka zgjedhur të sfidojë të ftohtin pasi në mes të dimrit përmes disa postimeve shfaqet duke u larë në det.
Moderatori duket që këtë fundjavë që është me diell ka vendosur ta kalojë në plazh. Ai ka postuar një video në rrjetet sociale, teksa shihet me rrobat e plazhit teksa del nga uji i ftohtë.
“Kur moti të le të notosh në 7 Janar” shkruan moderatori në postimin e tij në rrjetet sociale.
Tashmë pasioni i Blendit për udhëtimet është treguar me kohë. Në çdo periudhë të vitit, ai shihet në një destinacion ndryshe, pasi gjithmonë i pëlqen të eksplorojë, ku shpesh sfidon edhe temperaturat.