




Talenti premtues kroat Robert Periç-Komsiç, ka vendosur të heq dorë nga futbolli për nje arsye tepër humane që ka fituar respektin e të gjithëve.
Futbollisti ka zgjedhur që t’i japë një pjesë të mëlçisë nënës së tij e cila vuante nga një sumundje e rën dë për t’i shpëtuar jetën.
Komsiç dhe ëma u operuan në një spital në Stamboll, ku transplanti shkoi shumë mirë. Ata tashmë ndodhen të dy në gjendje të stabilizuar shëndetësore.





Me veprimin e tij futbollisti mundi të shpëtonte jetën e personit që e lindin.Përmes një postimi në rrjete sociale ai ka ndarë një foto nga spitali dhe falenderon të gjithë personat që e kanë mbështetur.
Perić-Komshiq deri më tani ka luajtur për Zlate Moravcin, Lokomotivën, Rudeš-in, Alaves, Istra 1961 dhe Cibalia, në kampionatin kroat.
Një gjest shumë i bukur nga Perić-Komshic, që heq dorë nga “dashuria” e tij për futbollin për dashurinë e tij më të madhe në jetë, nënën.