Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është e çuditshme që ende s’ka marrë ftesë për një takim të nivelit të lartë në Bruksel.
Kurti në një konferencë për media nga kryeministria ka thënë se ishin marrë vesh për takime çdo muaj, megjithatë ka katër muaj që s’ka pasur takim të nivelit të lartë.
Kreu i Qeverisë së Kosovë ka thënë se ka pritur që të ketë intensitet më të lartë nga gushti.
“Ftesë për dialog në Bruksel s’kemi ende. Kjo është pak e çuditshme për mua. Sepse në gusht u morëm vesh për takim çdo muaj. Tash që po bëhen katër muaj nga propozimi, kemi pasur vetëm një takim. Kam pritur intensitet më të lartë nga 18 gushti dhe 9 shtatori i vitit të kaluar”, ka thënë kryeministri Kurti.