Kurti tregon pse iu dha leja Profirijes për të hyrë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se dje është takuar me Ministrin për Kthim dhe Komunitetet, Nenad Rashiq, i cili ka kërkuar që ta lejojë patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe Porfirije për vizitë në Kosovë.

Kurti thotë se i është përgjigjur pozitivisht kërkesës se ministrit Rashiq për ta lejuar hyrjen e Profirije në Kosovë.

Kuri tha se Profirije kishte thënë se nuk kërkon leje pasi nuk do të vijë me turproje në Kosovë, por do t’i lë në Merdare.

Kurti tha se kur kanë leje nuk dëshirojnë të hyjnë në Kosovë, ndërsa kur nuk morën leje, dëshironin të hynin e të bënin konferencë për media edhe në Merdare edhe në Beograd.

“Unë ministrin Rashiq dje e kam takuar sepse ai erdhi dhe kërkoi prej meje që ta lejojmë të vij patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe Porfirije, i cili kishte paralajmëruar ardhjen për dje pasdite. Dhe ndonëse nuk kishte kërkuar leje, meqë kishte thënë se nuk po vjen me truproje në Kosovë, truprojat do t’i lë në Mërdare pra truprojat i duhen për Serbi jo për Kosovë, unë ju përgjigja pozitivisht kërkesës së tillë të ministrit tim Rashiq. Dhe besoj e keni parë të gjithë se çfarë ndodhi dje, e anuluan ardhjen. Atëherë kur s’kishin leje dëshironin të hynin dhe bënë konferencë për media edhe në Mërdare edhe në Beograd. Dje që morën leje, nuk erdhën. Sidoqoftë, më lejoni ta shfrytëzoj këtë mundësi t’ua uroj Krishtlindjet Ortodokse të gjithë qytetarëve të besimit të Ortodoks”, tha Kurti në një konferencë për media.

https://www.facebook.com/watch/?v=2507438609555729