Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar ndaj shqetësimeve që opozita i ka shprehur dje ndaj pretendimeve të Serbisë për disa çnjohje të Kosovës.
Ajo ka fajësuar qeverinë e kaluar për këtë fushatë diplomatike të Serbisë kundër Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se këtë fushatë të Serisë e ka ndihmuar marrëveshja e Uashingtonit, të cilën e ka nënshkruar ish-kryeministri Avdullah Hoti, në shtator të vitit 2020.
“Në shtatorin e vitit 2020, në Washington shumica e këtyre që dje dolën të shqetësuar për fushatën e Serbisë për çnjohjen e Kosovës patën bashkërenduar këtë fushatë të Serbisë vet duke nënshkruar se Kosova nuk do kërkoj njohje e as anëtarësohet askund. Ndërkohë që Serbia e vazhdonte fushatën e saj të çnjohjes”, ka shkruar Pacolli.