




Kush kishte menduar se ministri i Bujqësisë, Faton Peci kishte ëndërruar të bëhej gazetar!
Në vitin 2002 ishte hap një konkurs për gazetar të rinj që dëshironin të pranoheshin në shkollën e parë mediale në Mitrovicë “Media House TV Mitrovica M1“. Por, edhe pse kjo shkollë nuk ishte hapur, kandidatet ishin përzgjedhur.





Një kandidat që kishe aplikuar për tu bërë gazetar sot është bërë ministër. Ai është Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Në një video të publikuar nga “BESFORT VIDEO M1”, shihet edhe ministri Peci në mesin e kandidatëve për t’u bërë gazetar.