Veseli nga Haga e thërret në telefon Mozzikun, reperi tregon çfarë biseduan

Reperi, Gramoz Aliu, i njohur me nofkën “Mozzik”, ka pranuar një telefonatë nga ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, që po mbahet në paraburgim nga Gykata Speciale.

Veseli ia ka uruar Mozzikut Vitin e Ri

“Më herët më telefonoi nga Haga ! Edhe nga ai vend i bjen ndërmend me na uru për festa e për një vit të mbarë. Mirë ish shumë , të fala tha mi bën gjithëve! I thash edhe na jemi mirë të gjithë , veç nuk mujta pa i thënë qe kurrë më shumë se sot vendi ynë ka nevojë për ty e shokët tu. Deri në takimin e radhës shihemi.”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Veseli dhe Mozzik e kanë shprehur një miqësi mes tyre edhe gjatë kohës sa Veseli ishte aktiv në skenën politike të Kosovës.

Ndërkaq, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli tani e më shumë se dy vite është duke u mbajtur në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë ./Gazeta10