Djali i dajës së banores Gresa Hoti, Albert Shala, ka folur lidhur me deklaratën e reperit Arkimed Lushaj, i njohur për publikun si Stresi në një intervistë për Big Talk në Klan Kosova.
Ai tha se në natën në fjalë modelja ka qenë me menaxherin e disa prej yjeve të estradës, Faton Shoshi, të cilin sipas djalit të dajës ajo e ka shok të ngushtë :“Jo këto lajme janë të vjetra nëse i keni parë se kjo historia me Faton Shoshin ka katër vjet që ka ndodhur.
Momentalisht Gresa dhe Fatoni janë shokë shumë të ngushtë qysh kanë qenë edhe më herët, dhe kisha dashtë me cekë se Stresi atë natë që ia ka përmendur Gresës që të kam parë me një burrë 45-vjeçar.
E ka parë me Faton Shoshin, që është edhe shok i Stresit, edhe nuk i ka 45 vjet, i ka diku 35- 36, po edhe nëse do t’i kishte 45 vjet çfarë rëndësie ka, dhe plus Gresa nuk ka qenë vetëm, por ka qenë me çikën e hallës së vet”, tha Shala.
Shiko videon: