




Shota sonte u bë banorja e katërt që e la shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova.
Ajo në spektaklin e sotëm tha se Prime i kaluar e ka nxjerrë prej vetes, ajo tha që ka marrë mësim që s’duhet asnjëherë të dalë nga vetja.





“Prime i kaluar më nxori prej vetes. Kam marr mësim që kurrë s’duhet me dalë prej vetes”, ka thënë Shota.
Shota, pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, foli edhe për Julianën.
Aktorja tha se Xhuli nuk i përkrah sa duhet gratë.
“Mendoj se nuk e përkrah gruan aq sa thotë Xhuli.. Kur e përkrah, e mbron nuk e bën të ndihet keq”, ka thënë Shota.
Ndërkaq, shtoi se nuk e ka bullizuar atë.





“Unë s’mendoj që e kam bullizuar Xhulin”, vazhdoi ajo.
Ajo tha se Xhuli do të ndryshojë gjatë rrugës.
“Është vetëm fillimi i Xhulit ajo ka me dalë gjithë ndryshe, ka strategji, jo gjithmonë mund të jesh e mirë me të tjerët”, u shpreh Shota.
“Ka raste kur bëhej e mirë, lëvizte gjithë kohës, kërcente, sepse donte të ishte në qendër të vëmendjes”, shtoi Shota.