Analisti Xhevdet Pozhari, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është përpjekur të plotësojë “boshllëkun”, që sipas tij analistët e kanë lënë gjatë festive të fund vitit.
Ai është përpjekur të imitojë të gjithë analistët, por nuk jemi të sigurt nëse ja ka qelluar pasi që Rron Gjinovcin dhe Shkëlzen Gashin i konsideron si kritikë të pushtetit.
“Derisa të zgjohen kritikët e Albinit, po mbush pak boshllëk! ka shkruar Pozhari.
Ai është përpjekur të përshkruajë secilin analist, bazuar në deklaratat më të shpeshta që përdorin gjatë debateve televizive dhe postimeve në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Deri sa të zgjohen kritikët e Albinit, po ua plotësoj pak zbrazëtinë!
Valon Syla: O nginu bre VV me do ndihma, në vend se te Samia me hongër mish babo!
Berat Buzhala: O na nuk e meritojmë Isa Mustafën. Oj Vjosë, oj bukëpërmbysëse.
Ilir Mirena: Shkoni, shkoni në veri… ëëëëë
Artan Behrami: Pa Hashimin s’ka sen këtu.
Dardan Gashi: Sondazhe të manipuluara, Qeveri katastrofë. Ka me e marrë në qafë këtë popull.
Visar Ymeri: Albini mundet me pas sukses, por mundet edhe mos me pas. Varet prej cilit kand e shikon.
Imer Mushkolaj: Albin Kurti është…. O Përparim Rama, mo o burrë se kjo është katastrofë. Më fal, a..
Bekim Kabashi: Amerika, Amerika…
Shkëlzen Gashi: A e keni lexu qet libër në paragrafin e katërt çka thotë kur roja ka shku në shpi dhe Albini ja ka dhuru atë librin tjetër që në paragrafin e pestë shkruan se….
Rron Gjinovci: Share statusin e Shkëlzen Gashit.
Avni Zogiani – jo ky koka i joni!.