




Alesia Peleshi është e përkëdhelura e babit që po shijon jetën luksoze, pa punuar asnjë ditë. Për çdo javë, ajo shijon pushimet nëpër Europë dhe jo vetëm. Së fundmi vajza e politikanit shqiptar Niko Peleshit ka sfiduar kufijtë, duke lëvizur me makinë me fenelia.





Alesia ka publikuar një video në Instagram duke ecur me makinë zyrtare rrugëve të Tiranës. Drejtuesit e mjeteve ja detyruar t’i hapin krahun duke kujtuar se pas tyre është një eskortë zyrtare, por pas tyre ka qenë Alesia.
Nuk dihet nëse Niko Peleshi (Ministër i Mbrojtjes) i la dhënë xhiro vajzës makinën e tij qeveritare, të blerë nga taksat e shqiptarëve si dhe të furnizuar me naftën e blerë nga taksat e po të njëjtëve shqiptarë të varfër që me vështirësi kalojnë muajin. I ditur është fakti që vajza e ministrit të mbrojtjes, nuk njeh limite.