Pak kush ka pritur se legjenda e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Darko Pançev, do të thur elozhe për futbollistët shqiptarë që luajnë për Maqedoninë e Veriut.
Pançev ka përmendur me emra Enis Bardhin dhe Arijan Ademin.
Për suksesin e Maqedonisë së Veriut, ai përmend edhe futbollistin maqedonas të shekullit të 20-të, i cili thotë se kontributi i Goran Pandevit në futbollin maqedonas është i padiskutueshëm, por që me të në skuadër, Maqedonia më parë nuk kishte rezultate të shquara dhe pati një disfatë ndaj Andorrës.
“Kontributi i Goran Pandev në futbollin maqedonas është i padiskutueshëm. Nuk duhet harruar se goli i tij në ndeshjen e play-off-it kundër Gjeorgjisë na çoi në Kampionatin Evropian.
Gjithsesi kemi humbur edhe një herë kundër Andorrës me të në formacion. Por shihet se pasi doli në pension, lojtarë si Elmas, Bardhi apo Ademi mund të zhvillohen edhe më shumë, gjë që është shumë e dobishme për cilësinë e kombëtares”, thotë Pançev.
Për trajnerin Milevski, ai thotë se është trajneri më i mirë maqedonas dhe duhet të marrë kontratë të re afatgjate.
“Nëse do të isha president i federatës, do t’ia zgjatja menjëherë kontratën edhe për katër vite të tjera.
Unë jam shumë i impresionuar me punën dhe konceptin e tij, veçanërisht pasi ai ka bërë një punë të madhe me ekipin e të rinjve më parë.
Për mua është trajneri më i mirë kombëtar që e kemi pasur në stol deri më tani”, përfundon Pançev, transmeton mediumi maqedon “Ekpa.mk”.