Banorët në Pozheran të Vitisë, ka kohë që kanë një hall të pazakontë.
Ata dikush po i lë pa këpucë pasi kur zgjohen në mëngjes nuk i gjejnë mbathjet e tyre. Derisa filluan të dyshonin në ndonjë hajn se po u merrë këpucët ata më vonë e kuptuan se sherri po u vinte nga një qen i rrugëve.
Dy lagje në këtë fshat po pësojnë pasi një qen andej ka netë që po ua merrë këpucët para dyerve të shtëpive.
Qeni që thuhet se është pa pronar, po shfrytëzon kohën kur banorët janë në gjumë dhe futet nëpër oborre e shtëpi duke i lënë zbathur ata.
“Në mëngjes kur zgjohemi këpucët nuk janë, ose mbetet vetëm njëra. Qeni po i merrë natën. E kemi pa qenin ditën që endet napër rrugë por është vështirë me kap”, shprehet një banor.
Ai ka dërguar fotografi të qenit ‘problematik’ që është parë nëpër lagje atje derisa ka kërkuar trajtimin e kësaj kafshe që të mos i dëmtojë më shumë./PlusTV/