Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, konsideron se Kosova e ka humbur mundësinë që të arrijë një marrëveshje finale me Serbinë, duke e refuzuar idenë e ripërcaktimit të kufijve.
Ai thotë se presioni i bashkësisë ndërkombëtare për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, është si pasojë e refuzimit të idesë për ripërcaktimin e kufijve.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Murati thotë se tensionet që ndodhën në veri të vendit, e kanë larguar vëmendjen që në dialog të ketë marrëveshje finale. Për këtë, ai i fajëson të dyja palët.
Rreziku që i kanoset Kosovës, thotë Murati është që dialogu të kthehet në teknik, teksa thotë se shpesh herë çështjet e brendshme të Kosovës janë diskutuar në Bruksel.
Sipas Muratit, problemet në veri të Kosovës mund të zgjidhen vetëm me metoda politike.
“Ju e dini që edhe në planin franko-gjerman nuk diskutohet për njohje, por sidoqoftë kjo çka ka ndodhur në veri nuk ka dyshim ka qenë një përpjekje për ta tërheq vëmendjen, sepse realisht të dyja palët nuk janë të interesuara, çdo njëra për arsye të veta për ta nënshkruar marrëveshjen finale. Ju e keni parë që opinioni publik është ndezë këto ditë dhe është harruar se për çfarë po ndodhin problemet në veri. Është fol për mungesë të sundimit të ligjit e për banda të organizuara. Beogradi e ka akuzuar për shkelje të drejtave, terrorizëm shtetëror e kështu më radhë, por në esencë problemi i veriut është problem i thellë politik edhe aspak nuk ka të bëjë me krimin e organizuar e as me sundim të ligjit, pra ky është një mashtrim që i bëhet popullit, edhe ai problem mund dhe duhet të zgjidhet vetëm me metoda politike”.

Teksa ka folur për mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi, Murati thotë se ka qenë dialog teknik dhe se me fajin e palës kosovare, shpesh çështjet e brendshme janë diskutuar në Bruksel.
“Në një farë forme, Qeveria jonë është kthyer në dialog teknik dhe fatkeqësisht që nga viti 2011 me ndonjë shkëputje të vogël, Kosova ka bërë gabim të jashtëzakonshëm sepse është futur në dialog me Serbinë jo vetëm për çështje teknike por çështje që kryesisht i takojnë Kosovës, dhe normalisht që futesh në një situatë kur do të diskutosh me Serbinë për çështje tuaja të brendshme edhe jo për ta zgjidhur problemin që është ndërmjet dyja vendeve, atëherë ti do të duhej vazhdimisht të lëshosh pe dhe të bësh kompromise”, u shpreh Murati.
Murati ka folur edhe për idenë e famshme, atë të shkëmbimit të territoreve. Thotë se pikërisht nga kjo ide, Kosova e ka humbur mundësinë e artë që ta marrë njohjen nga Serbia.
“Ne nuk e quajmë shkëmbim por ripërcaktim të kufijve duke u bazuar në vullnetin e popullit, dhe mendoj që është ideja e vetme që e zgjidh problemin, është ideja më e drejtë për të dyja popujt e cila e qel rrugën e paqes, stabilitetit dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. E trajton drejtë problemin e shqiptarëve në Luginë e të cilët kanë qenë pjesë e të gjitha proceseve të Pavarësisë e Lirisë së Kosovës, pra bëhemi pak më të drejtë si Kosovë, por është edhe në interes të Kosovës. Këtë është dashur ta bëjmë që nga fillimi, është bërë në një moment të caktuar, është hap tema e korrigjimit të kufijve në vitin 2018, e cila fatkeqësisht u refuzua nga opinioni”, u shpreh Murati, duke thënë se pro këtij shkëmbimi ka pasur shtete që e kanë përkrahur, duke përjashtuar Gjermaninë.
Kreu i LB-së ka thënë se Kosova assesi nuk duhet ta pranojë Asociacionin. Sipas tij, Asociacioni është barrë e rëndë për Kosovën dhe “bosnjëzim”. Ai thotë se ashtu kështu, serbët në Kosovë i gëzojnë privilegjet Kushtetuese.
Ai ka pasur edhe kritika në drejtim të kryeministrit Kurti, duke thënë se presioni i ndërkombëtarëve për Asociacionin, është si rezultat i refuzimit të ripërcaktimit të kufijve.
“Asociacioni në vetvete qoftë me kompetenca e qoftë pa kompetenca ekzekutive, është një gur i rëndë në qafën e shtetit të brishtë të Kosovës. Kosova me këtë Kushtetutë që e ka me votën e dyfishtë për serbët e privilegjet që i ka, është një shtet jo krejt funksional, në mundësi që çdo herë serbët ta bllokojnë nën ndikimin e Beogradit, shtoja kësaj një Asociacion. Asociacioni është një element i bosnjëzimit, sigurisht nuk është krejtësisht, sepse në Kosovë janë më shumë se 90 për qind shqiptarë dhe nuk mund të shkojë jofunksionaliteti deri në atë masë sa është në Bosnjë, por ne i kemi të gjitha mundësitë që këtë ta zgjidhim pa Asociacion. Mos të harrojmë se presioni për Asociacionin ka shkuar duke u rrit, për shkak se i ke refuzuar të gjitha projektet tjera, ti e ke refuzuar ripërcaktimin”.