Në ditën e fundit të 2022, kryetari i PD-së Sali Berisha ka dhënë një intervistë në Klanifornia. Në studion e improvizuar të Opinion përballë “gazetarit” Gilbert Fevziu, Berisha i është përgjigjur pyetjes se me kë futbollist e krahason veten.
Gilbert Fevziu: Doktor, me sikur gjithmonë. Nëse Rama është Lionel Messi, ju kush i bie të jeni?
Sali Berisha: “Upupu. Çfarë krahasimi është ky. Nëse ka dy gjëra të pakrahasueshme mbi tokë është Lionel Messi dhe Edi Rama, që kanë të përbashkët vetëm një gjë, mbiemrin shqiptar të dy, pavarësisht se ai s’ka asgjë shqiptare.
Gilbert Fevziu: “E heqim që Rama është si Messi, ju si kush futbollist do e karakterizonit veten.”
Sali Berisha: “Do e karakterizoja veten me Sali Berishën.”