Pretendenti për analist Bleron Baraliu, ka njoftuar se ka aplikuar për shtetësi amerikane, derisa tregoi se i rodhi një pikë loti faqeve. Ai bëri të ditur se sot do të niset për në Tiranë e Prishtinë, si siç tha ai, gurbetçar.
Baraliu tha se shtetësia amerikane po i duhet për t’u mbrojtur nga “tregtarë-flamujsh”. Ky status i tij ka ngjallur reagime.
Gazetari Berat Buzhala, është tallur me të. Ai tha se është për tu qeshur si si e luan Baraliu viktimën.
“Me u pshurrë more tuj keshë me këta budallë. Edhe kur i shtinë letrat me marrë pasaporta të Amerikës për veti e për familjarë këqyrin me e lujtë viktimën. Do me thanë këta që jetojnë në Prugovc, Çabiq etj. janë me fat, e këta me letra të Amerikës veç mallkimi po i ndjekë, shkroi ai.
Buzhala ka vazhduar reagimin e tij duke rrëfyer edhe një ngjarje personale.
“Kallxojke mixha i babës tem për ni vlla të vetin ma të madh. Fukarallak i madh, e tha veç vllau i madh hangke mjaltë në sabah, tjerët bukë e lang. Për mos me lakmu tjerët, kur e rraske lugën e mjaltit në gojë, vllau i madh, i rrudhke kapak sytë, si me hangër krypë. “Hiç lehtë s’pe ki as ti,” tha, i thojsha.”
Edhe gazetarja Arbana Xharra është shprehur e irrituar nga postimi i analistit, Bleron Baraliu, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Xharra ka thënë se i gjithë statusi i tij është shkruar me propaganda dhe pasaktësi kundër Amerikës, përcjell Insajderi.