Ndërprerja e shkollimit mund të ndodhë për shumë arsye.
Shkaku i kësaj, në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet organizohet mësim intensiv për ata që e kanë ndërprerë mësimin.
Megjithatë, kjo nuk duket të jetë problem për Xhevrije Sejdiun, nga Fshati i Vjetër i Ferizajt.
Ajo ndërron tre autobusë, për të arritur në mësim. Në një deklarim dhënë Tëvë1, Sejdiu shpalosi momentet e para të fillimit të mësimit.Tutje, 54-vjeçarja e pranoi faktin se fillimisht ishte e stresuar, por me të parë, tani e përcjell shkollimin, për t’ia arritur qëllimit.
“Kam dëgjuar për shkollën, sepse e kam pasur atje një grua dhe ajo më ka thënë që shko se ishin arsimtarët shumë të mirë. Një herë, në fillim është kanë stres, qysh po më pranojnë shokët e shoqet, por e kam pa që është shumë mirë dhe jam shumë e kënaqur”, ka thënë veç tjerash ajo për televizionin.