




Ismail Krasniqi, është mësuesi më i vjetër në komunën e Malishevës. Qysh nga viti 1950, ai ka shwrbyer nw arsim tek disa gjenerata.
Në një intervistë, ai ka rrëfyer disa nga momentet që akoma i mban mend nga koha kur ishte mësimdhënës.
Pas vrasjes se Rifat Berishës, Krasniqi tha se disa serb kishin dhënë urdhër që asnjë fëmijë i tyre, pra i Berishajve të mos e vazhdojë shkollimin.





Pasi Krasniqi iu bëri ballë urdhrave të serbëve dhe i regjistroi dy fëmijë në shkollë, ai u rrah e u malltretua për dy ditë radhazi nga serbët.
“Me 17 maj u vra Rifat berisha, dhe kërkush nxansat e Berishës ska guxu me i marr, une e bona dorën grusht i regjistrova dy djemtë e Halil Berishës, që ishin në luftë me Rifatin, masnej m’kan thirr dy udbash Milosav dhe Mirko, dy ditë jam rre, jo pak, shamje, grushta e shkelma”, tha Krasniqi.
Ndiqni intervistën e plotë: