Një video e një gazetari duke raportuar nga Berlini direkt për televizionin gjerman “RTL” ka marrë afër 700 mijë shikime në Twitteri.
Aty pranë, shihet një person duke gjuajtur me armë zjarri, ndërsa fillimisht, siç po pretendohet, ka bërë me duar shqiponjën.
Kjo siç duket e ka irrituar një politikan gjerman, anëtar i Bundestagut, Jurgen Braun, i cili e ka përfshirë edhe Kosovën në debatin për situatën që u krijua në kryeqytetin e Gjermanisë.
“Kushdo që sjell gjysmën e Kosovës në vend, bëhet vetë Kosovë. Nëse fut gjysmën e Somalisë në vend, do të bëhesh vetë Somali…”, ka shkruar ai në Twitter.