Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk ka festuar për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, ngase Serbinë e presin telashe të shumta që lidhen me Kosovën.
“Disa thonë se e kam festuar këtë fitore, por jo, nuk kam festuar për asnjë moment. Nuk e keni parë një buzëqeshje nga unë. Fatkeqësisht, e di që para nesh ka ende shumë dhimbje,” pëcjell gazeta express.
Gjithashtu, në një intervistë për televizionin e afërt të tij Prva, Vuçiq ka deklaruar se Kosova nuk i bëri rezistencë barrikadave gjatë 20 ditëve, sepse, sipas tij, e dinte se do të ballafaqohej me rezistencë serioze nga shteti serb.
“Së pari, do te ndesheshin me një arrë të fortë dhe do ta kuptonin se sa e fuqishme është rezistenca e popullit, dhe në anën tjetër, e dinë se do ta merrnin një përgjigje serioze nga shteti serb dhe se do të fshiheshin si me fshesë”, ka thënë ai.