Gazetari Milaim Zeka është një ndër personazhet më të drejtpërdrejtë të televizionit shqiptar, madje shpesh herë siqneriteti i tij e bën të kritikohet nga shumë persona.
Si rrallë herë Zeka ka ardhur në një intervistë ku ka treguar tmerret që familja e tij ka përjetuar gjatë luftës së Kosovës. Gazetari rrëfeu se 120 anëtarë të familjes së tij janë vrarë dhe se prindërit i ka humbur gjatë luftës.
Më tej ai tha se nëna e tij është vrarë dhe zhdukur, ndërsa sa i përket kritikave të njerëzve dhe kolegëve Zeka i ftoi ata që të kontrollojnë në “google”për atë dhe do i listohen të gjitha intervistat, filmat që ai ka bërë.
“Prindërit e mi janë rrëmbyer në luftën e fundit edhe kam shumë familjarë të vrarë në luftë. Edhe nëna është edhe e vrarë edhe e zhdukur. Në total kam 120 anëtarë të familjes të vrarë. I kanë marrë dhe i kanë prerë me kosën e duhanit familajrët tim, ja kanë prerë gjoksin, ja kanë mbushur bebes biberonin me gjakun e nënës. Unë nuk jam gazetar i pornografisë, unë jetoj për të bërë një mik një mikeshë të lumtur, por në anën tjetër nëse ti gjurmon më thellë jam në një botë krejt tjetër.
Por, dua të them edhe diccka kur ca kolegë të mi mundohen ta kruajnë mem ua, Unë jam autori i filmit të Adem Jasharit, që Adem Jashari falë meje njihet sot në të gjithë botën. Unë jam autori i gjithë atyre filmave dokumentarë që kam intervistë gjitjë kardinalët e Shkodrës. Kam bërë intervistë At Zef Pëllumbin”, tha Zeka për “Ora News”.