




Njëri filloi me 5 dhjetor e tjetri me 24. Bëhet fjalë për edicionin e parë të ‘Big Brother Vip Kosova’ dhe ‘Big Brother Vip Albania 2’, shkruan nzoom.biz.
Te dy formatat kanë shikues me bollëk dhe në parim të ngjashme me njëri-tjetrin. Si fillim ishte Reality Show i Kosovës që na befasoi duke vendosur çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.





Por, edhe banorët e shtëpisë më të famshme të momentit në Shqipëri po garojnë për shifrën e njëjtë.
Pra, kjo i bie që produksioni i Top Channel ka ndryshuar politikat e saj pikërisht për shkak të konkurrencës që e ndjen në Kosovë.
Përndryshe, emisioni n’ZOOM javën e kaluar ju solli një material për dy formatet e ndjekura shqiptare. /nzoom.