




Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka reaguar pas situatës së fundit në veri, duke thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ani pse është në këtë pozitë ai nuk është në ngjarje se çfarë po ndodh në vend.
Në një postim në Facebook, Musliu Shoshi i drejtohet edhe mbështetësve të Kurtit, ndërsa u kërkon që të kthjellen.
“Militanta, kthjelluni, tash duhet me votu Albinin 80% që me pas mundësi krejt ndryshimet me i sjellë në kete vend, me i pru barrikadat deri në Prishtinë”, ka shkruar mes tjerash Musliu Shoshi.
Statusi i plotë:





Miremengjesi Albin!
A ëndrrove që je opozitë e me te dhezë sot me protestë, me mbush sheshin me pankarta “tradhtar”, “kriminelët në burg”, “Jo negociata, Vetevendosje!”
Mundesisht, bashkë me Xhelalin, me molotova me shkatërru pronen publike e me gurë me e godit policinë.
Po në realitet je kryeminister që nuk je “në ngjarje” çka po ndodh, anipse e mban Këshillin e Sigurisë Kombëtare, e vet i emëron drejtorin dhe inspektorin e AKI-së. Prap viktimizohesh e vajton.
Militanta, kthjelluni, tash duhet me votu Albinin 80% që me pas mundësi krejt ndryshimet me i sjellë në kete vend, me i pru barrikadat deri në Prishtinë.