Robert Neçaj është vrojtues plazhi dhe ai është përzgjedhur nga emisioni Opinion në Tv Klan si një nga 12 personazhet e vitit 2022.
I ftuar në studio, ai ka kujtuar një moment të vështirë në punën e tij për të shpëtuar jetë, por që në fund ia doli të nxirrte nga deti nënën, djalin dhe një të afërme të tyre.
Robert Neçaj: Ka qenë nëna, i biri duke u mbytur dhe një grua tjetër. I biri ishte futur në det, e kishte marrë deti, kishte hyrë e ëma për ta shpëtuar dhe një familjar tjetër.
Mbesin të tre. Nuk ishte plazhi im sepse në plazhin tim kisha aftësinë që ta parandalojë rastin, por deti ishte i rre zikshëm dhe unë dëgjoj ulërima që po mbytej dikush.
Shkoj drejt tyre. Unë isha në plazhin tim por po ndodhte në plazhin tjetër ngjitur. Më thotë nëna, kape djalin dhe lëshomë mua, vetëm shpëtoma djalin, se s’kishte fëmijë tjetër. Na çoj Zoti, thotë, shpëtimtarin në atë moment.
Blendi Fevziu: I shpëtove të tre?Robert Neçaj: Të tre në një moment./tvklan.al