




Deputeti gjerman Knut Abraham ka thënë se duhet veprim të menjëhershëm për të zgjidhur çështjet mes Kosovës dhe Serbisë.
Abraham në një postim në Twitter ka thënë se është e nevojshme që BE-ja të bëjë presion real ndaj Beogradit, ndërsa ka pyetur edhe se çfarë është duke bërë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.





“Situatë në Kosovë dhe Serbi kërkon veprim të menjëhershëm. Çfarë po bën Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell? Vringëllima e shpatës serbe është e rrezikshme, e papërgjegjshme dhe e papranueshme. Shtensionimi është në rend të ditës. Është i nevojshëm një presion më real i BE-së ndaj Beogradit”, ka shkruar Knut Abraham.
E Ambasada e Kosovës në Gjermani e ka falënderuar Abrahamin.
“Knut Abraham faleminderit për mbështetjen tuaj të palëkundur dhe mesazhin e qartë ‘se vringëllima e shpatës serbe është e rrezikshme, e papërgjegjshme dhe e papranueshme’. Mjaft më”, ka shkruar Ambasada.