Intervistë me kryetarin e Këshillit rajonal për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani“Një pjesë e madhe e policëve serbë që dhanë dorëheqje nga policia nuk i dorëzuan ar mati min, ato ar më janë në duar të tyre”
Kryetari i Këshillit Rajonal për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Halit Barani në një intervistë për gazetën ‘Bota sot’, ka treguar në detaje se çfarë realisht po ndodhë në veri të vendit. Ai ka treguar rrezikshmërinë nga mundësia e jetësimit të kërcënimeve të vazhdueshme të serbëve. Barani ka thënë se popullata shqiptare në këtë zonë që nga paslufta jeton në ankth. Ai ka folur rreth raportimeve se në pjesën e okupuar të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës ka prani të elementeve ruse, të shërbimeve të inteligjencës, duke theksuar se ato kanë ekzistuar gjithmonë, para dhe pasluftës.
“Bota sot”: Çfarë realisht po ndodhë në veri të Kosovës? A mund të jetësohen kërcënimet e serbëve që po vijnë ҫdo ditë?
Halit Barani: Në pjesën e okupuar të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës asgjë e jashtëzakonshme nuk është duke ndodhur, kjo pjesë e Kosovës tash e 23 vite është e okupuar dhe se asnjëherë nuk ka frymuar asgjë dhe as që frymon shqip, në pjesën e okupuar veprojnë tash e 23 vite të gjitha institucionet e Serbisë këtë e kam thënë, shkruar jo një herë por ka hasur në vesh të shurdhër e sy të verbër.
“Bota sot”: Si po ndihen shqiptarët që po jetojnë në atë pjesë, a janë për herë të parë të mbrojtur në mënyrën e duhur pas luftës?
Barani: Në pjesën e okupuar të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës popullata jo serbe e posaçërisht ajo shqiptarët tash e 23 vite jetojnë në ankth, vazhdimisht të shqetësuar dhe frikësuar posaçërisht fëmija, femrat dhe pleq e plaka e ata pleq që janë të paralizuar e të vetmuar.
“Bota sot”: A është momenti, që të shfrytëzohet kjo situatë, që të kthehen shqiptarët e dëbuar nga veriu, të ndodhë një proces pozitiv, shërues, dhe madje balancues për Mitrovicën veriore dhe vetë veriun?
Barani: Momenti që të kthehen të gjithë të dëbuarit me dhunë nga trojet e vet ka qenë koha më herët e jo tani, pjesa dërrmuese e dëbuarve me dhunë ata para 15 viteve i kanë shit banesat e shtëpitë, ua kanë shitur qeverisë së Serbisë. Disa banorë shqiptarë që janë të dëbuar me dhunë shtëpitë e djegura apo gërmadha ata i kanë trojet në lagjen “Kroi i Vitakut” por aty nuk i kanë lejuar të rindërtojnë shtëpitë kështu që nuk kanë ku kthehen edhe po të ishin lejuar.
“Bota sot”: Ju keni deklaruar se serbët në veri në disa zona më tepër po barrikadojnë vetën se sa shqiptarët. Cili mund të jetë qëllimi i tyre?
Barani: Sa i përket deklaratës sime për barrikada është shumë e vërtet se me përjashtim të barrikadave që janë vendosur në dy rrugët ajo që shpie për në kufirin, Jarinje dhe ajo për në Bërrnjak. Edhe barrikada që janë vendosur në rrugën që shpie për Jarinje në plan të parë i kanë bllokuar fshatrat serbe të komunës së Zveqanit dhe Albanikut-Leposaviqit për çka edhe ajo ka ndikuar që janë mbyllur shkollat sepse nxënëset e shkollave të mesme dhe disa fillore kryesisht kanë qenë nxënës të fshatrave të këtyre dy komunave dhe tani nuk kanë mundësi të vijojnë mësimet pasi ata kanë ardhur nga ato dy komuna me autobus e kombibus.
“Bota sot”: A keni informacione sa janë të ar mat osur serbët në veri. Sa me ar më që nga koha e luftës, dhe më pastaj, si dhe në kohët e fundit, meqë ishte një skenar i parapërgatitur serbo-rus?
Barani: Sa i përket se a ka informacione për ar matos jen e popullatës serbe kjo nuk do koment sepse serbët që nga lufta e UÇK-së 1998 / 99 ata nuk janë ça rmat osur fare dhe gjithherë këtë e kanë dëshmuar për festa e ahengje të ndryshme ku kanë shti me ar më të llojllojshme automatike madje edhe me a rmë të rënda siҫ është mitralozi. përveç atyre që kanë qenë të a rmatosur edhe pas vendosjes së barrikadave janë ar matosur të gjithë banorët serb nëpër lagjet e pjesës së okupuar si : “Kroi i Vitakut”, “Kodra e Minatorëve”, “Ibri” kuarti i boshnjakëve, “7 shtatori” etj. Sa i përket ar matos jes një pjesë e madhe e policëve serbë që dhanë dorëheqje nga policia nuk i dorëzuan a rma timin, ato a rmë janë në duar të tyre.
“Bota sot”: Ka pasur mjaft raportime për prani apo elemente ruse, të shërbimeve të inteligjencës ruse, përfshirë edhe pjesëtarë të grupit Vagner?
Barani: Sa i përket raportimeve nëpër mjete të informimit se në pjesën e okupuar të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës ka prani të elementeve ruse, të shërbimeve të inteligjencës. Prani të elementeve ruse ajo dihet mirëfilli se në Kosovë, përkatësisht në pjesën e okupuar ka pasur gjithherë, para lufte edhe pas lufte e posaçërisht shërbime të inteligjencës ruse kjo as që duhet të vihet në dyshim se ka inteligjencë ruse dhe jo vetëm por edhe tjera shërbime të inteligjencës se shumë shteteve madje edhe të Beogradit dhe atë në mbarë Kosovën.
“Bota sot”: A keni informacione sa dhe në çfarë formash veprojnë elementet rusë apo si bashkëveprojnë me grupet kriminale serbe?
Barani: Se në çfarë forme veprojnë elementet ruse apo si bashkëveprojnë me grupet kriminale serbe, sa i përket kësaj pyetje unë nuk jam në dijeni.
“Bota sot”: A keni informacione konkrete për pjesëtarë të grupeve kriminale në veri që po veprojnë, të cilët kanë kryer krime në luftë, pas luftës në veri në dëbimin e shqiptarëve, dhe në atentate dhe dhunën që s’ka pushuar asnjëherë si sulmi terrorist ndaj Selver Haradinajt etj?
Barani: Se a ka grupe kriminale në pjesën e okupuar të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës që kanë krye krime mbi popullatën shqiptare edhe kjo dihet mirëfilli se vet udhëheqja e Kosovës vite më parë i patën amnistua rojat e urës dhe i inkuadruan në policinë e Kosovës ku përveç që ua veshën uniformën e policisë së Kosovës edhe i graduan dhe atë me grada të larta në polici, madje i bënë edhe shefa të hetuesisë. Rojat e urës dihet se kanë qenë ata serb që bënë krime mbi popullatën shqiptare gjatë luftës në Kosovë.
“Bota sot”: Sipas teje, Aleksandër Vuçiq a po fiton apo humbet poena në Bashkimi Evropian me këto veprime? A mendoni se duhet të vazhdoj dialogu me Serbinë pas këtyre veprimeve?
Barani: Kjo dihet mirëfilli se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare vazhdimisht e kanë dhe po e përkrahin Serbinë dhe Vuçiqin, kur e them këtë e kam parasysh urën tashmë më të famshme mbi lumin Ibër, urë kjo të cilën me 26 qershor 1999 e patën bllokuar ushtria franceze i patën vu telat gjembor dhe askush nuk kishte mundësi të kaloj andejpari pas një kohe, ushtria franceze e patën meremetuar këtë urë dhe e patën liruan për qarkullim por pas një kohe në pike të ditës dhe në prani të ushtrisë franceze, asaj daneze e policisë së UNMIK-ut banditët apo më mirë kriminelët serbë në korrik 2011 erdhën me katër kamionë të mbushur me zhavor i zbrazën në mes të urës ku paraprakisht e patën mbushur gjysmën e urës me dhe patën mbjellë lule, tani i prishën lulet e bllokuan urën me zhavor ku ashtu ka qëndruar disa vite. Tani urës ju ndërrua komplet forma dhe në të dyja anët e urës formuan unaza apo rreth rrotullime, matanë urës, në pjesën e okupuar kriminelët serb e bllokuan urën me pjesë të mëdha betoni dhe sot e asaj dite ashtu qëndron e bllokuar, pra kjo është bërë me përkrahjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare, pjesë kjo që edhe tani po i përkrah tej mase serbët, përkatësisht Serbinë.
“Bota sot”: A besoni se mund të ketë një konflikt të a rm atosur apo përshkallëzim të mëtejshëm? Nëse eksalon situata, a është e gatshme Kosova për luftë?
Barani: Nëse rastësisht tenton qeveria e Kosovës me i largu barrikadat me policinë e Kosovës pa lejen dhe ndihmën e KFOR-it do të ketë konflikt të a rmat osur. Sa i përket gatishmërisë së Kosovës për luftë, Kosova është kundër lufte dhe një gjë dihet mirëfilli se derisa të jetë NATO-ja, përkatësisht KFOR-i në Kosovë luftë nuk mund me ketë.
“Bota sot”: Vlerësimi juaj për qëndrimin e qeverisë Kurti karshi kësaj situate?
Barani: Po kjo po shihet se edhe disa deputet të V.V. dhe komplet opozita janë kundër qëndrimeve të kryeministrit.
“Bota sot”: Ju jeni marrë me të drejtat e njeriut, por edhe me organizimin e pjesëmarrjen në luftë, disa vrasje politike. Si e shihni punën e gjykatës speciale, a është një dritë në fund të tunelit për familjet e viktimave të vrasjeve politike?
Barani: Gjykatën e kemi formuar ne vet, përkatësisht përfaqësueset e popullit dhe nuk kemi ҫka ankohemi, ajo nuk ka mundësi me u zhbë.