Gazetari dhe ansliti politik, Xhevdet Pozhari ka rënditur punët e Qeverisë së Kosovës, të cilat i ka bë në veri.
Ai thotë se i ndaloi zgjedhejt serbe atje, referendumin serb, iu vendosi stickersa veturave serbe, e luftoi krimin e organizuar dhe korrupsionin derisa i tërboi serbët, si dhe largimin e barrikadave që është duke ndodhur aktualisht.
Të gjithë këto sipas Pozharit ndodhën në veri, teksa akuzon opozitën se 23 vite ishin në Qeveri dhe nuk guzuan asgjë të bëjnë në veri.
Postimi i plotë:
● Thanë nuk mundet me i ndalë zgjedhjet e Serbisë në veri. Rezultati – nuk u mbajtën.
● Thanë nuk mundet me e ndalë referendumin e Serbisë. E ndali.
● Thanë nuk mundet me ju vendos stickersa. I vendosi.
● Thanë nuk mund ta ndalë kontrabandën dhe ta luftojë krimin. Çdo ditë të lume po i lufton, derisa i tërboi.
● Thanë nuk mund t’i largojë barrikadat. Po i largojnë duke e mbuluar fytyrën me maska si kriminelë të vërtetë.
Thanë gjithçka që thuhet e nuk thuhet. Fjalë dhe vetëm fjalë, siç kanë vepruar 23 vite derisa ishin në Qeveri dhe nuk guxonin asgjë të bënin në veri.
Albin Kurti ju dëshmoi se ajo kohë ka perënduar. Punë dhe vetëm punë. Llomotitjen ua ka lënë të tjerëve.