Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar të mërkurën në mbrëmje se Beogradi ka tashmë një dokument të veçantë, një marrëveshje që sipas tij garanton që forcat shqiptare (të Kosovës) nuk mund të shkojnë në veri pa miratimin e KFOR-it. I pyetur nëse forcat speciale të policisë së Kosovës mund të hyjnë apo jo në veri të vendit, Vuçiç deklaroi se Serbia nuk duhet t’i referohet më dokumentit të nënshkruar në vitin 2013 midis ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe shefit të NATO-s në atë kohë, Rasmussen, sipas të cilit, Forca e Sigurisë së Kosovës do të mund të ndërmerrte misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in, sepse për herë të parë, ka një marrëveshje.
“Kemi marrë dokumenta që nënkuptojnë diçka në kuptimin formal juridik. Nuk kemi asgjë tjetër ku të mbështetemi. I thyen të gjitha marrëveshjet, por tani kemi marrë diçka në letër. Nuk ka asnjë të keqe këtu për njerëzit tanë. Sot kemi një dokument të veçantë dhe nuk duhet t’i referohemi më dokumentit Rasmussen-Thaçi. Për herë të parë kemi marrëveshje që garanton se forcat shqiptare nuk mund të vijnë në veri pa miratimin e KFOR-it”, do të shprehej Vuciç.
ABC kontaktoi me një zëdhënës të KFOR-it, i cili nënvizoi se marrëveshja e raportuar në lajme ka të bëjë me FSK-në, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe jo me PK-në (policinë e Kosovës).
“Ka një marrëveshje me Serbinë për SAF, dhe një me Kosovën për FSK-në, asnjëra prej dyjave nuk ka lidhje me policinë,” deklaroi zëdhënësi i KFOR.
Kryeministri Albin Kurti kishte publikuar sapo erdhi në pushtet atë që ai e quajti marrëveshje të fshehtë të vitit 2013, që ishte në fakt letër këmbimi midis ish-kryeministrit Thaçi dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Kurti ia kishte dërguar letrën Vjosa Osmanit, në atë kohë, kryetare e parlamentit, për t’i treguar atë që ai e quante “marrëveshje e fshehtë”. Ish-kryeministri Thaçi ofronte në letër garanci në emër të qeverisë së Kosovës se “Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim KFOR-in.”
“Kjo është në përputhje të plotë me obligimet ekzistuese të Kosovës kundrejt NATO-s të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i zbaton me seriozitetin më të madh. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu e ka të qartë, që KFOR-i, në përmbushjen e mandatit të tij, mund të angazhohet me përfaqësuesit legjitim të komunitetit lokal në veri të Kosovës, si pjesë e një procesi të rregullt bashkëveprimi”, theksonte Thaçi në atë periudhë.
Kryeministri Albin Kurti, pati paralajmëruar madje edhe nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi.
“Nuk besojmë se Brukseli e ka kërkuar një zotim të tillë të ish-kryeministrit, mund ta ketë kërkuar Serbia”, shprehej Kurti.
Sipas Kurtit, marrëveshja e Thaçit “ka implikime kushtetuese lidhur me bartjen e sovranitetit dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.”
Megjithatë, as kryeministri Kurti dhe as presidentja Osmani, nuk reaguan më në lidhje me këtë marrëveshje midis Kosovës dhe NATO-s. NATO-ja është garantuese e sigurisë në Kosovë dhe vazhdon ta luajë këtë rol që nga viti 1999. Kryeministri Albin Kurti kishte publikuar sapo erdhi në pushtet atë që ai e quajti marrëveshje të fshehtë të vitit 2013, që ishte në fakt letër këmbimi midis ish-kryeministrit Thaçi dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Kurti ia kishte dërguar letrën Vjosa Osmanit, në atë kohë, kryetare e parlamentit, për t’I treguar atë që ai e quante “marrëveshje e fshehtë”. Ish-kryeministri Thaçi ofronte në letër garanci në emër të qeverisë së Kosovës se “Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in.”
“Kjo është në përputhje të plotë me obligimet ekzistuese të Kosovës kundrejt NATO-s të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i zbaton me seriozitetin më të madh. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu e ka të qartë, që KFOR-i, në përmbushjen e mandatit të tij, mund të angazhohet me përfaqësuesit legjitim të komunitetit lokal në veri të Kosovës, si pjesë e një procesi të rregullt bashkëveprimi”, deklaronte Thaçi
Kryeministri Albin Kurti, pati paralajmëruar madje edhe nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi. “Nuk besojmë se Brukseli e ka kërkuar një zotim të tillë të ish-kryeministrit, mund ta ketë kërkuar Serbia,” pati deklaruar Kurti. Sipas Kurtit, marrëveshja e Thaçit “ka implikime kushtetuese lidhur me bartjen e sovranitetit dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.”
Megjithatë, as kryeministri Kurti dhe as presidentja Osmani, nuk reaguan më në lidhje me këtë marrëveshje midis Kosovës dhe NATO-s. NATO-ja është garantuese e sigurisë në Kosovë dhe vazhdon ta luajë këtë rol që nga viti 1999.
Ishte pikërisht kjo marrëveshje që shpëtoi situatën në veri nga përshkallëzimi si dhe fytyrën e qeverisë Kurti, pas zotimit të saj se do t’i shembte vetë barrikadat në veri.