




Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar Ushtrinë e Serbisë dhe Policinë që të jenë në shkallën më të lartë të gatishmërisë l uftarake, raporton televizioni shtetëror serb “RTS”.
“Presidenti i Serbisë, si k omandant i përgjithshëm, ka urdhëruar që F orcat e A rmatosura të Serbisë të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë l uftarake, gjegjësisht gatishmërinë deri në nivelin e përdorimit të f orcës së a rmatosur”, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq.





Ai ka thënë se po “ngre në nivelin më të lartë të veprimit Ushtrinë e Serbisë, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, e duke parandaluar t errorin ndaj serbëve kudo që janë”.
Edhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratislav Gashiq, ka deklaruar se në p ërputhje me urdhrin ka urdhëruar gatishmërinë e plotë l uftarake të njësive policore.





“Sipas urdhrit të presidentit dhe k omandantit të përgjithshëm të Ushtrisë dhe F orcave të A rmatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kam urdhëruar gatishmërinë e plotë l uftarake të të gjitha njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, xhandarmërinë dhe Policinë”, ka thënë Gashiq.
Vuçiq siç raportohet nga mediumet serbe nivelin e gatishmërisë e ka n gritur “shkaku i situatës në Kosovë”.