Disa pjesë të SHBA-së po përgatiten për 30 centimetra të tjera bore pas një stuhie dimri ‘të egër’ që ka lënë tashmë të paktën 70 të vdekur me ‘spitale plot me njerëz’ dhe më shumë kufoma të ngrira.
Sipas mediave të huaja, në Buffalo, ka rënë borën që ka arritur në mbi 120 centimetra dhe shërbimet e urgjencës kanë shkuar ‘makinë në makinë’ në kërkim të të mbijetuarve.
Ekzekutivi i qarkut Erie Mark Poloncarz e përshkroi stuhinë si ‘më të keqen ndoshta në jetën tonë’, duke paralajmëruar: ‘Ky nuk është ende fundi’.
Ai shtoi: “Ne kemi pasur kaq shumë trupa saqë spitalet e ndryshme janë plot dhe ne vetëm duhet të kalojmë dhe të përcaktojmë nëse individët kanë vdekur nga një vdekje e lidhur me stuhinë”.
Në shtetin e Nju Jorkut, autoritetet kanë përshkruar kushte të rënda, veçanërisht në Buffalo.
Njerëzit thuhet se kanë vdekur nga një sërë shkaqesh si pasojë e motit ekstrem, si një grua nga Wisconsin që ra përmes akullit të lumit.
Në Niagara County, Nju Jork, një burrë 27-vjeçar pësoi helmim nga monoksidi i karbonit pasi bora bllokoi furrën e tij, në Ohio, një punonjës i shërbimeve u godit nga rryma dhe Kansas pa një zjarr vdekjeprurës në kampin e të pastrehëve.
Një degë në rënie vrau një banor të Vermontit, ndërsa të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në aksidente automobilistike në Misuri, Kentaki dhe Oklahoma.
Ndërkohë disa të tjerë kanë vdekur nga stresi kardiak dhe të tjerë pasi ekuipazhet e urgjencës nuk mundën t’i përgjigjeshin në kohë krizave mjekësore.
Në këtë drejtim janë publikuar pamje të shumta të cilat më së miri tregojnë gjendjen e krijuar atje.