Profesori universitar Milazim Krasniqi e ka vlerësuar si të gabueshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar hyrjen në Kosovë të patriarkut serb Porfiries.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ai veprim e ka paraqitur Porfirien si viktimë.
“Ndalimi i patriarkut serb, Porfiries, ishte gabim trashanik politik i qeverisë Kurti. Ai veprim e ka paraqitur Porfirien si viktimë. Dhe e ka fuqizuar pozitën e Vuçiqit.
Kurrë nuk arrijë ta kuptojë se a bëhen këso veprimesh nga padituria apo me motive për ta eskaluar situatën. Nëse bëhen me motive për ta eskaluar situatën, atëherë këta vendimmarrës vuajnë nga ndonjë sindromë neroniane. Neroni ia pati futë flakën qytetit-vendit të vet”, ka shkruar Krasniqi.