Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve gjeopolitike, Edward P. Joseph, ka folur për situatën aktuale në Kosovë, konkretisht për veriun e Mitrovicës.
Joseph, përmes llogarisë së tij në Twitter, ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja kanë të drejtë që apelojnë për “përmbajtje maksimale”, por gabojnë rëndë duke etiketuar barrikadat si një formë “proteste paqësore”.
Ai thekson se barrikadat janë një kufizim kërcënues, i paligjshëm i lëvizjes, duke çuar përpara një axhendë armiqësore. Sipas tij, SHBA-ja dhe BE-ja do duhej të kishin thënë që në fillim “nuk ka lista arrestimi”.
“SHBA-BE kanë të drejtë të përmendin EULEX-in por gabon kur sugjeron se vetëm “komunitetet joshumicë” kanë nevojë për “garanci për gjykim të drejtë”. Sipas serbëve të Kosovës, Beogradi është përgjegjës për frikësimin e dëshmitarëve në gjyqin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, shkroi ai.
Sa i përkët kërkesës së Beogradit për kthimin e trupave serbe në Kosovë, Joseph, konsideron se veprimi i SHBA-së po ashtu edhe Bashkimit Evropian është i gabuar, pasi thekson se ‘konsiderimi’ i kësaj minon autoritetin e vetëm të KFOR-it në një krizë të nxitur nga Beogradi.
“Nuk diskutohet fare”.
Joseph thotë se për sa kohë Serbia ruan levat mbi Kosovën, nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare Beograd – Prishtinë, dhe asnjë përparim vendimtar në Mal të Zi apo BiH.
“Rekomandimi ynë kryesor është përqafuar nga akademikët, përfshirë në këtë krizë”, shprehet tutje.
Duke cituar edhe raportin “Nga kriza në konvergjencë – një strategji për të luftuar paqëndrueshmërinë në Ballkan”, tregon se si mund të arrihet marrëveshja.
“Njohja e Kosovës nga shtetet mosnjohëse evropiane . Në vend të një apeli të thjeshtuar për mosnjohësit që të ndryshojnë qëndrimin e tyre, raporti ynë shpjegon se si mund të arrihet. Një shembull mund të realizohet brenda disa ditësh dhe menjëherë të qetësohen tensionet në veri”, shprehet ai.
Joseph përmend edhe kthimin e trupave të KFOR-it, rritjen e numrit të tyre në Kosovë.
“Spanja dhe Sllovakia mund të kthejnë kontigjentin e vogël të trupave të NATO-s. Rribashkimi me trupat greke dhe rumune që nuk u larguan kurrë. Kjo do të dërgonte sinjal të menjëhershëm për të gjitha palët për kufizim. A i ka kërkuar administrata Biden dy aleatëve të saj që të ndërmarrin këtë hap të drejtpërdrejtë pa kosto”, shkroi Joseph.