




Një ngjarje e hidhur i ka ndodhur një çifti italian këtë fundvit.
Burri kishte fshehur kursimet e tij prej 20 mijë eurosh në oxhak, pasi mendonte se ishte një “kasafortë e sigurt”.
Por e shoqja e cila nuk e dinte një gjë të tillë në këto ditë të ftohta dimri vendosi që të ndizte oxhakun dhe të gjitha kursimet e bashkëshortit të saj u bënë hi.
“Gruaja ime nuk e dinte që unë i fsheha aty. Çdo vit para se të ndez zjarrin i lëviz paratë. Tani kur pashë flakët humba mendjen”, ka thënë burri.