




Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka publikuar një video të ushtari të UÇK-së, Dritan Goxhaj nga Shqipëria i cili flet për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Geci thotë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së bëri gabim pasi nuk i pranoi amerikanët në Shtab.
“Dëgjoni me vemendje këtë video dhe shpërndajeni binduni se kush ishin Antiamerikanët dhe mësone se me kë ka punuar LDK-ja mbas vdekjes së Rugovës deri më sot. Duke i bërë dëme të pariparushme ATDHEUT.
Dëgjone ushtarin e UÇK-së së çfarë gabimi ka bërë Shtabi Marksist-Leninist duke mos i pranuar në bisedime oficerët e shtabit Amerikan me të cilet Rugova i Madhë kishte lidhur miqësi të përhershme me forcen kryesore të PLANETIT AMERIKEN”, shkruan Geci.
Ndërsa, në këtë video Dritan Goxhaj flet për kërkesën e amerikanëve që kanë dashur të shkojnë në Shtabin e Përjgithshëm të UÇK-së, por Kadri Veseli i kishte injoruar!





“Gjatë zhvillimt të luftës, shtabi amerikan që vepronte këtu dhe monitoronte luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ndihmonte UÇK-në, politikisht dhe ushtarakisht me ndihma që na duheshin, ndihma ushtarake në sasi të vogla, pra kryesisht për forcat e UÇK-së të cilat vinin nga perëndimi, stërvitëshin në Shqipëri dhe hynin në Kosovë. Shtabi ushtarak amerikan kërkoi në një moment të caktuar që të shkojnë pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Kosovë”, thotë Goxhaj, përcjellë gazeta “Bota sot”.
Ai tregon se e ka telefonuar Shtabin e Përgjithshëm në Kosovë, dhe iu ka treguar kërkesën e amerikanëve, kurse nga Shtabi i thonë se do t’i kthejnë përgjigje brenda dy ditësh.





“Të nesërmën më merrin në telefon nga Shtabi i Përgjithshëm dhe kam folur në telefon edhe me Kadri Veselin i cili më thotë se nuk duhet të vijnë amerikanët këtu në Shtab të Përgjitshëm. Arsyeja ishte që në Shtab të Përgjithshëm kur erdhëm nga Rmbujea me datën 2 mars, pasi u ndërpre bisedimet e para në Rambuje, Hashimi (Thaçi), solli me vete tre oficerë francez dhe i mori i vendosi pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra në kuadër të Drejtorisë të Shërbimit Informativ të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pra ndodheshin ata atje. Dhe unë sajova diçka se nuk është Shtabi aty dhe janë shpërnda në 2-3 vende. Pra, jam bërë pishman për këtë. Totalisht kishte ndryshuar pasi amerikanët ishin grup i madh”, shprehet ndër tjera në videon e më poshtë Goxhaj.