Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i ka penguar reagimi i kryediplomates të Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila ka thënë se “Shqipëria qëndron me Kosovën”.
Sipas funksionarit serb, “Xhaçka e nxiti Kuritn për më shumë provokime”.
“Asnjë fjalë e vetme nuk i kujtoi Kurtit se ai ka obligim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 dhe të gjitha dokumentet tjera relevante, obligimin për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, se ai nuk guxon të dërgojë njësi të armatosura shqiptare në veri. dhe se nuk guxon t’i arrestojë serbët vetëm se janë serbë”, ka thënë Daçiq për Tanjug.
Më tej, politikani destruktiv serb që njihet për qëndrimet e përafërta me Kremlinin, thotë se barrikadat në Veriun e Kosovës “janë mjete paqësore dhe rezistencë”.
Sipas tij, ka nevojë për rezistencë pa prova pretendon se “Albin Kurti po i shtypë serbët” dhe shton se “po mbrohet nga Shqipëria”.
“Në vend që ta paralajmërojë që të mos kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon, ministrja shqiptare ende po e inkurajon atë për provokime të mëtejshme. Prandaj ajo dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare mbajnë një përgjegjësi të madhe për gjithçka që po ndodh dhe mund të ndodhë në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, Daçiq ka thënë se “Serbia do ta mbrojë paqen”, por shton se edhe “do t’i mbrojë serbët”.
Në këtë drejtim nuk i përmendi sulmet ndaj gazetarëve në veri, EULEX’it dhe KFOR’it.