




Kryepatriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i cili të hënën nuk mundi të hynte në Kosovë për të vizituar Patriarkanën e Pejës, në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u ankua për, siç tha ai, “shpjegimet komike” të qeverisë kosovare për pamundësinë për të vizituar Kosovën.
“Patriarkana e Pejës për neve është çfarë Vatikani është Kishën Katolike. Paramendojeni sikur dikush pa asnjë arsye, me disa shpjegime komike, t’ia ndalonte Papës të shkojë në Vatikan. E tërë bota do të ishte zgjuar në këmbë”.





Porfirije i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndikojnë në autoritetet e Kosovës për të ndryshuar këtë vendim për ndalesën e tij.
“Personalisht i kam kërkuar presidentit dhe tërë qeverisë të bëjnë çdo gjë të ruajnë paqen, për të parandluar konflikt të armatosur”. Reporteri.net