




Një grup prej 20 personash kanë bllokuar mbrëmë pikën kufitare në Merdarë nga drejtimi i Kurshumlisë në drejtim të Podujevës. Ata vendosën një kamion dhe traktorë në shenjë mbështetje për serbët në Kosovë.
Nga Policia e Kosovës kanë dalë me një njoftim për mërgimtarët duke i këshilluar që t’i evitojnë pikat kuitare “Jarinjë”, “Bërnjak” dhe “Merdarë”.
Njoftimi i plotë:





Për shkak të bllokimit të rrugës në Serbi, pika kufitare ”Merdare” është mbyllur për qarkullim
Prishtinë, më 28 dhjetor 2022
Në orët e vona të mbrëmjes së datës 27.12.2022, bazuar në informacionet e siguruara, nga persona të dyshuar është bllokuar rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Republikën e Kosovës.
Bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim.





Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare “Jarinje”, ”Bernjak” dhe “Merdare”, deri në njoftimin e radhës.