Dyshja e njohur, Mozzik he Loredana janë padyshim ndër më të komentuarit në rrjet. Qofshin bashk apo të ndarë, kurioziteti të publiku për ta vazhdon e te shtohet.
Pikërisht për dy reperet ka folur ditën e sotme Getinjo përgjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”. Megjithëse Getinjo nuk zgjodhi te fliste se si janë tashme raportet mes Mozzik dhe Loredana, ai zgjodhi te kthehet mbrapa ne kohe dhe te rrëfeje para banoreve se si çifti nisi të behet pjesë e tregut gjerman.
Getinjo tregoi se i pari që filloi të bashkëpunoje me disa artiste të huaj ka qene Mozzik e me pas beri të njohur dhe Loredanen, te cilës për “çudi” i referohet ende si gruaja e Mozzik.
“U martua, beri fëmijë dhe arriti në një vend ku ka shume konkurrence. Hyrën si çift. Një here hyri vete, bashkëpunoi me disa këngëtare gjermanë, me pas mori edhe gruan. Dhe ja ku janë sot!”- u tregon ai banoreve te tjerë.
Shiko videon: