




Një grup prej 20 personash serbë kanë bllokuar pikën kufitare në Merdare. Bëhet fjalë për pjesën nga Kurshumlia në drejtim të pikës kufitare.
Sipas RTS-së, ata kanë vendosur një kamion për të mbështetur serbët e Kosovës.
Ata njoftuan se do të qëndrojnë deri në një njoftim të dytë dhe shprehën shpresën se të tjerë do t’i mbështesin dhe do t’i bashkohen protestës, raporton RTS.