Ramabaja i kërkon publikisht falje Tahirit për fjalët e rënda në Pressing: Ishte lapsus gjuhësor

Gjatë debatiti në emisionin Pressing, një debat i ashpër është zhvilluar ndërmjet analistit Sadri Ramabaja dhe mysafires, ish-kryenegociatores Edita Tahiri.

Në një moment, Ramabaja i drejtohet Tahirit me fjalë të rënda.

“Prej pleqve sterila s’ka nevojë për këshilla”, tha Ramabaja gjatë debatit me tone të ashpra Tahirin.
Mirëpo, pas emisionit, Ramabaja ka shkruar në Facebook, duke thënë se ky ishte vetëm një lapsus gjuësor.

Ai ka thënë se në vend të “steril”, kishte ndërmend ta përdorte fjalën “senil”. Ai, i ka kërkuar publikisht falje Tahirit.

“Gjatë debatit sonte në PRESSING kisha një llapsus gjuhësor, në vend të fjalës SENIL, e kam përdorë shprehjen STERIL. I kërkoj publikisht falje z. E.Tahiri”, ka shkruar ai. /GazetaExpress