




Historiani serb Aleksandër Rakoviq e ka konsideruar “skandal” moslejimin e futjes së Patriarkut Porfirije në Kosovë.
Sipas tij, “ky është skandali më i madh që kanë bërë deri më tani autoritetet e Prishtinës, marrë parasysh që nuk kanë lejuar Patriarkun Porfirije të shkojë në shtëpinë e tij, Patriarkanën e Pejës.”





Në një prononcim për Kosovo-Online, ai është shprehur se Patriarku kishte pasur qëndrime “pajtuese ndaj shqiptarëve” dhe se për këtë arsye ky hap ishte i pakuptueshëm.
“Patriarku vazhdimisht e theksoi vullnetin e mirë dhe bashkëjetesën mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë; ai gjithmonë ka përmendur shembuj pozitivë dhe ka ngritur idenë e bisedimeve mes serbëve dhe shqiptarëve…” – vazhdoi ai.





Më herët ishte raportuar se një prej arsyeve pse i ishte ndaluar Patriarkut të futej në Kosovë ishte kërkesa që ai të denonconte serbët që ishin në barrikada.
Sipas Rakoviqit, edhe kjo ishte e pakuptimtë: “Ishte e pakuptimtë të pritej që Patriarku të dënonte barrikadat,”
Duhet të kujtojmë se kryeministri Kurti më herët ishte ankuar që nuk i ishte lejuar vizita në Manastirin e Deçanit nga autoritetet e atjeshme.