




Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Serbia vazhdimisht është duke gënjyer në raport me zhvillimet në Veriun e Kosovës.
Vuçiq e ka thelluar propagandën duke pretenduar se në Kosovë “serbët po persekutohen”, dhe duke thënë se “shqiptarët po armatosen”.
Kusari-Lila, në T7, ka shtuar se edhe reagimi i ulët i bashkësisë ndërkombëtare e ka bërë të vetën.





“Është thënë tash që ju kanë dhënë Serbisë ultimatum 48 orë për t’i tërhequr barrikadat.
Ajo ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare mund ta parandalojë eskalimin.
“Shpërthimi i konfliktit nuk është situatë që mundet të ketë mes, është një situatë që mund të parandalohet”, ka thënë Kusari-Lila.
Po ashtu shefja e grupit parlamentar të VV-së, thotë se Serbia pos shqiptarëve është duke ushtruar presion të madh edhe ndaj serbëve, duke thënë se serbët janë detyruar me dhunë të dalin në barrikada.