




Nëse do të blini një veturë të përdorur, është e rëndësishme që kilometrazhi i treguar në odometër të korrespondojë me realitetin dhe të mos jetë i ndryshuar.
Për fat të keq, praktika e paligjshme e “kthimit të kilometrave” është më e zakonshme sesa mund ta imagjinoni dhe nuk është aspak e vështirë të qëlloni automjete të përdorura në shitje të cilave u është “rregulluar odometri”, sidomos në Kosovë.
Kjo praktikë është sigurisht e paligjshme edhe në Kosovë.
Një studim i shërbimit kërkimor të Parlamentit Evropian tregon se humbjet nga mashtrimi i kthimit të kilometrazhit të automjeteve arrijnë në 8.8 milionë euro në vit.
Nga uebsajti CarVertical është ofruar një studim në të cilin janë analizuar 24 tregje botërore në 12 muajt e fundit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumica e vendeve evropiane.





Në këtë raport, ata kanë prezantuar 10 veturat me më së shumti mashtrime në kilometrazh:
10. Ford Mondeo
9. Audi A6
8. BMW X5
7. BMW X6
6. Transporter Volkswagen
5. BMW Seria 7
4. Audi A7
3. Volkswagen Touareg
2. Ford Mustang
1. Audi A8