Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, duke folur për situatën në veri të vendit, ku barrikadat po vazhdojnë të qëndrojnë. Hysnei thotë se për atë pjesë të territorit duhet të negociohet në Bruksel.
Ai tha në TV Dukagjini se e njejta që duhet të bëhet edhe me Luginën e Preshevës, duke aluduar kështu në një shkëmbim territorësh, njëherish ky edhe qëndrim zyrtar i PSD-së.
“Në momentin që këtë problem e trajton si problem të sigurisë dhe kurgjo më shumë, atëherë edhe zgjidhjet kanë me të ardhë më të dobëta dhe më të kqija. Duhet me hapë veriun në negociata edhe Luginën e Preshëvës duhet me hapë në negociata”, tha Hyseni.
Sipas tij, me tensionim të situatës Kosova po pranon marrëveshje edhe më të dëmshme se ato paraprake.
“Ne e kemi tensionu situatën me targa, ka shku deri në kulm, edhe çfarë marrëveshje kemi mbërri, më të dobët se ajo paraprake. Ne duhemi me analizu raporte, përmes tensionimit çfarë rezultate kemi marrë. Rezultati që e kemi marrë 48 orë pas, është më i keq dhe më i dëmshëm se sa ai i mëhershëm. Pas 48 orëve ne kemi pranu në mënyrë të tërthorët edhe Asociacionin, aty kemi thënë se zbatohen krejt marrëveshjet”, mendon Hyseni.