




Megjithëse ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë dhe Kosovës, kënga “Duje” nga Albina Kelmendi dhe familja e saj, nuk kanë marrë as edhe një urim nga kryeministri i vendit që do ta përfaqësojnë.
I heshtur dhe pa as edhe një reagim, Edi Rama është strukur në teket e tij dhe nuk ka uruar fituesen nga publiku shqiptar.
Albina Kelmendi, vajza me zërin magjik që lundron në secilin zhanër të muzikës, arriti të triumfojë mbi këngëtarët e tjerë shqiptarë.





Ajo gjithashtu mori edhe vendin e dytë na juria. Në një performancë plot sinkron dhe me gjithë familjen e saj përplot muzikantë, Kelmendi magjepsi publikun shqiptarë.
Zëra të ndryshëm kanë treguar se Edi Rama dhe e gjithë paria politike e Shqipërisë kishin pritur që Elsa Lila të shkojë në Eurovision, por dallimi me vota ishte bindshëm me i madhe ndaj te tjerëve dhe nuk kishte lënë vend për asnjë diskutim.
Publiku shqiptar në anën tjetër nuk ka mendjen tek politika, ata tashmë këndojnë gjithandej këngën “Duje”, si thirrje e një familje, për traditën e familjeve shqiptare që të kenë në mes dashurinë e vërtetë.