UJI SHËRUES I FSHATIT KOSOVAR, PËR 30 MINUTA VËREHEN EFEKTET E PARA (VIDEO)

Uji shërues në fshatin Dunav, shërim edhe për persona përtej kufijve

Është ujë që del nga toka, por që në të përmban një numër të madh të mineraleve.

Ky ujë në fshatin Dunav, vetëm disa kilometra larg Gjilanit, po bënë mrekulli.

Sëmundjet që ky ujë shëron janë të shumta.

Fadil Nebiu, pronar i tokës në të cilën tashmë ka improvizuar edhe një bajë për tata që kanë nevojë për shërim, thotë se ky ujë termomineral shëron shumë sëmundje.

“Kjo bajë shëron shumë sëmundje, eshtrat i shëron, i shëron sytë, sëmundjet e lëkurës. Ky ujë është i thartë bënë ndërrim fizik, për 30 minuta. Pra, të tregon a të shëron. Shëron infektimet e brendshme, erën. Ky ujë del prej toke. E kemi zbulu para gjashtë vjetëve, por para tre vjetëve e kemi hapur si bajë”.

Personat që kërkojnë shërim nga ky ujë, vijnë përtej kufijve të Kosovës.

“Ka pas prej Shqipërisë, prej Tetovës, e prej Gostivarit. E veçanta është se të tregon ditën e parë a të shëron ose jo. Myshku i saj është edhe si kozmetikë pasi që të rregullon fytyrën. Kemi ba analiza dhe ka shumë magnez”.

Jo vetëm uji në këtë vend është shërues.

Algat që dalin nga ky burim mund të përdoren edhe për estetikë, thotë Adem Kurteshi, nga ky fshat.

Ai tregon rastet e ndryshme që kanë ardhur në këtë vend, e që kanë gjetur shërim.

“Unë punoj këtu. Reagimi i njerëzve është i ndryshëm. Kemi pas lloj-lloj rastesh këtu. Kemi pas në karrocë që kanë qenë, e janë shëru. Kemi pasur edhe raste nga Tirana, prej sëmundjeve të ndryshme, e që kanë ardhë këtu, e janë shëru. Ata që kanë lara në duar, i heqin me alga të këtij uji.”.

Për të patur efekt, ata që kanë nevojë për shërim, do të duhet që në këtë vend të vijnë të paktën tri herë./V.selimi/arbresh.info/