Në emisionin Kojshia Show, këtë javë ishte një mysfir special. Bëhet fjalë për mërgimtarin e famshëm të Tiktok’ut, Rasim Avdylin. Ai u bë i fasmhëm për shkak të dashurisë së tij ndaj ish të dashurës gjermane, me të cilën, gjatë verës edhe u martua dhe e bëri atë myslimane, shkruan Korrespodenti.
Rasimi, në këtë emision tregoi se tani nuk janë më bashkë me të dashurën gjermane, duke treguar edhe arsyen se përse janë ndarë. Ai në këtë emision u befasua nga Miss Kosova, Fatjona Kastrati, ku kjo e fundit, me shaka i tha se po i pëlqen.
Në emision, pati edhe një befasi me defa dhe tupana. Moderatori i emisionit ngacmoi mërgimtarin, duke i thënë atij se këtë befasia ia ka bërë për ta fejuar me Miss Kosovën. Kjo ishte vetëm një shaka, mirëpo Rasimin nuk e pengoi ky fakt që të hedhte valke në mes të emisionit.
Ndiqeni emisionin nga minuta e 28:00 për ta parë këtë moment tejet interesant.