Media e afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq Novosti ka raportuar se Kosova po përgatit mijëra forca për të ndërhyrë në veri.
Sipas këtij mediumi, një përgjigje ndaj këtij plani policor, po e përgatit Vuçiq.
Sipas Novostit, më shumë se 1,500 forca të njësive speciale të Kosovës, janë vënë në gjendje gatishmërie, transmeton Gazeta Express.
Këto njësi për ndërhyrje në veri, sipas mediumit, janë në Prishtinë, Pejë, Prizren, ndonëse pretendime të tilla janë tërësisht të pakonfirmuara.
Sipas informacioneve jozyrtare, pritet që presidenti Vuçiq do të reagojë ndaj rrezikut me luftë që u kanoset serbëve në Kosovë, duke i ngritur forcat serbe në nivelin më të lartë të gatishmërisë.
Vetë presidenti serb, ka publikuar më herët një video duke iu drejtuar qytetarëve serbë, ku kryesisht flet për ndalesën në kufi që i është bërë Patriarkut Porfirije për të hyrë në Kosovës.
Ai ka thënë se do të bëjë çdo gjë që ta mbrojë serbë “pas armatosjes së shqyptarëve dhe ngritjes së gatishmërisë ushtarake”.
“Unë do t’i marr të gjitha masat për të mbrojtur popullin tonë dhe për ta shpëtuar Serbinë”, ka thënë ai. /GazetaExpress