Në emisionin Kojshia Show, mysafir për këtë javë ishte ish-ushtari i UÇK’së, Ridvan Tahiri, i cili, me grupin e tij të vullnetarëve, është kthyer në një fije shprese për të gjithë ata persona, të cilët po humbin në rrethana të panjohura, shkruan Korrespodenti.
Ai, në këtë emision foli edhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke thënë se, edhe pse ëhstë kundër luftës, pasi që sipas tij, nga lufta nuk ka fitues, por se janë gjithmonë të gashëm për ta mbrojtur lirinë e vendit të fituar me shumë sakrifica. Ai, madje i dërgoi porosi presidentit serb Aleksandër Vuçiq, duke i thënë që të mos provokojnë, sepse shqiptarët tani nuk janë si kanë qenë në vitin 1999, por se tani janë edhe 50 herë më të fortë se atëherë.
Ndiqeni emisionin nga minuta e 41:00 për ta dëgjuar përgjigjen e plotë të ish-ushtarit të UÇK’së për provokimet e Serbisë gjatë zhvillimeve të fundit në veri të vendit.